Skuadra e FC Dritës sot ka zyrtarizuar transferimin e sulmuesit, Kastriot Selmani.
Selmani gjatë sezonit të kaluar ishte pjesë e KF Llapit, ndërsa tani do të bartë fanellën e FC Dritës.
“Intelektualët” kanë siguruar kualifikimin në Evropë, ku ndeshjen e parë do të zhvillojë kundër Inter Turkut, përcjell arbresh.info.
Postimi i plotë:
Mirësevjen Kastriot
FC DRITA dhe sulmuesi 22 vjeçar, Kastriot Selmani kanë arritur marrëveshje tri vjeçare. Kastrioti është sulmues i krahut të djathtë, ku u paraqit në 102 ndeshje me Llapin dhe shënoi 15 gola. Sulmuesi i talentuar pritet të bashkohet me grupin sot dhe të jetë i gatshëm për ndeshjet në Evropë. Klubi ynë, FC DRITA i dëshiron mirëseardhje dhe suksese Kastriotit, bashkë në realizim të objektivave tona. Të priftë e mbara, Kastriot”, shkruhet në njoftim./ arbresh.info/
Asfiksohen nga rrjedhja e gazit, dy të vdekur në Tiranë
Putin shpreh gadishmëri për negociata, por përsërit kërkesat...
Kryeministri Kurti mirëpriti një delegacion të bizneseve nga...
Therje me thikë ne Lipjan
LDK nesër pret në takim 150 bizneset më të mëdha në vend, Ru...
Mickoski: Kushdo që hap një temë për çështje identitare nuk ...