Është aprovuar në mënyrë përfundimtare revolucioni i kërkuar nga presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, për Botërorin me 48 skuadra.
Kështu në Kupën e Botës të vitit 2026 nuk do të marrin pjesë 32, por 16 skuadra më tepër plot 48, për një kompeticion ku do përfshihen më shumë vende dhe emocionet do të jenë më të mëdha, duke e bërë më të bukur kampionatin Botëror.
Nga 13, Evropa duke filluar nga 2026-ta, do të ketë 16 skuadra që do të marrin pjesë në Botëror.
Kontinenti që ka përfituar më shumë është Afrika që nga pesë skuadra që ka aktualisht në Botërorin me 48 skuadra do të ketë nëntë përfaqësuese që do ta marrin pjesë.
Amerika e Veriut dhe ajo Qendrore dhe Karaibet do të kenë gjashtë vende, ashtu si Amerika e Jugut me Oqeaninë.
Azia ndërkohë do të ketë tetë vende që do të kualifikohen direkt në Kupën e Botës.
Në kongresin e kësaj të mërkure, FFIA ka zyrtarizuar edhe dy vendet e fundit që do të përcaktohen nga një mini-turne, ndërkombëtar në të cilin do të marrin pjesë gjashtë skuadra dhe do të zhvillohet në verën e vitit 2025 në vendin mirëpritës të Botërorit.
Ky sistem dhe rritja e numrit të skuadrave do të jetë pozitive për Shqipërinë dhe Kosovën.
KQZ-ja nuk certifikon Listën Serbe për zgjedhjet e 9 shkurti...
Lajçak mesazh fundviti Kosovës dhe Serbisë: Pa normalizim ma...
Milan Radoiçiq e Zvonko Veselinoviq ia mësyjnë ndërtimit të ...
Shqipëria mbyll TikTok-un, për këtë vendim shkruan ‘The Tele...
Protesta më e madhe në historinë e Serbisë
Çeku: Gjatë luftës, Serbia shkatërroi afër 1 mijë e 800 monu...