Skuadra e Juventusit ka kompletuar transferimin e radhës.
Sipas gazetarit Fabrizio Romano, Juventus ka arritur marrëveshje me PSV Eindhoven për transferimin e mesfushorit me tipare sulmuese Mohamed Ihattaren.
Detajet e marrëveshje nuk janë bërë të ditura ende por “Zonja e Vjetër” e ka huazuar menjëherë atë te Sampdoria ku do të ketë më shumë hapësira.
Ihattaren është vetëm 19 vjeçar dhe llogaritet si futbollistë i së ardhmes, drejtuesit e gjigantit italian besojnë shumë në cilësitë e tij.
Holandezi, zhvilloi 29 paraqitje me PSV edicionin e kaluar në të gjitha garat, duke realizuar tre gola dhe dy asistime.
Juventus have completed the signing of Mohamed Ihattaren from PSV, done deal and confirmed. He’s leaving on loan with Sampdoria pushing. ?? #DeadlineDay
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) August 31, 2021
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...