Juventusi ka konfirmuar se mesfushori Blaise Mautidi, është larguar nga klubi pas tri viteve.
Matuidi fitoi pesë trofe me “Zonjën e Vjetër”, ndërsa ka ndërprerë kontratën, e cila i skadonte në vitin 2021, transmeton portali arbresh.info.
Francezi ka bërë 98 paraqitje në Seria A dhe pas Paulo Dybala-s është lojtari i dytë më me së shumti paraqitje në të gjitha garat.
“Bianconerët” e kanë falënderuar Matuidi-n duke i uruar suksese në të ardhmen.
https://twitter.com/juventusfcen/status/1293564550395105281
Lojtari ka arritur marrëveshje me Inter Miami-n e David Beckham-it./arbresh.info.