Jude Bellingham është shpallur fitues i çmimit “Golden Boy” për vitin 2023.
Bellingham ka zhvilluar paraqitje të jashtëzakonshme për Dortmundin, Real Madridin dhe Anglinë, shkruan Arbresh.info.
Ky çmim ndahet nga gazeta Tuttosport për futbollistin më të mirë në botë nën moshën 21-vjeçare, iu dhurua Bellinghamit në një ceremoni në Torino.
Ylli anglez u shpreh i lumtur pas arritjes së këtij suksesi teksa nuk ngurroi të falenderoi të gjithë bashkëlojtarët e tij.
“Faleminderit. Unë jam shumë i lumtur që i bashkohem këtij grupi special të futbollistëve. Jam shumë i lumtur që kam fituar çmimin ‘Golden Boy’”, ka thënë fillimisht Bellingham.
Ai më tutje ka shtuar se do të ndihmojë ekipin e tij të bëhet ende më i mirë.
“Unë dua të ndihmojë skuadrën time dhe vendin tim të jenë më të mirët. Kjo është çfarë duhet të bësh për të qenë lojtari më i mirë në botë. Unë vetëm dua të ndihmojë ekipin tim të bëhet më i mirë, kjo ka rëndësi”, shtoi tutje ai.
Ai për fund tha se Reali është ekipi më i fortë në histori të futbollit dhe është i lumtur që është pjesë e tij.
“Real Madridi është ekipi më i fortë në histori. Unë jam i lumtur që kam pasur mundësinë për të luajtur këtu, kjo mundësi nuk iu vjen çdo ditë”, potencoi Jude Bellingham.
Jude vazhdon formën e tij të mirë duke realizuar 15 gola dhe dhuruar katër asistime gjatë këtij sezoni me mbretërit./Arbresh.info/
Driloni ndan shtratin me Gjestin, Xheneta: Nuk e di qysh ka ...
Tyson Fury – Oleksandr Usyk/ Meçi i vitit, flasin eksp...
Të shtëna me armë në Prishtinë, arrestohet një person
Ngritët aktakuzë kundër një serbi për krime lufte në Kosovë
Berisha ka dy kërkesa para mbledhjes së përbashkët të kuvend...
Beogradi ia refuzon hyrjen në Preshevë ministrit Hajrullah Ç...