Jose Mourinho ka nënshkruar kontratë të re në Old Trafford duke siguruar të ardhmen e tij në Manchester United të paktën deri në vitin 2020.
Trajneri portugez ishte në gjysmë të kontratës së tij tri vjeçare që do skadonte vitin e ardhshëm, transmeton portali arbresh.info. Por, United ka njoftuar që Mourinho, i cili mbush 55 vite të premten, ka rënë dakord për të rinovuar kontratën duke shtuar edhe një vit, përfshirë opsionin edhe për më gjatë.
Mourinho, i cili ka fituar tre trofe në sezonin e tij të parë në Old Trafford, ka thënë: “Jam me të vërtetë shumë i kënaqur dhe krenar që jam trajner i Manchester United”
Great news, boss! 👍 pic.twitter.com/VcvsR9MUrh
— Manchester United (@ManUtd) January 25, 2018
“Dua t’i jep një falënderim të madh pronarëve dhe zotëri Woodwardit për vlerësimin e punës time të madhe dhe dedikimit. Jam i kënaqur që ata ndihen dhe besojnë që unë jam trajneri i duhur për këtë klub madhështor për një të ardhme të paparashikueshme”
“Ne kemi vendosur standarde të larta duke fituar tri trofe për një sezon, por këto janë standardet të cilat unë pres që skuadra ime të luftoj. Ne jemi duke krijuar një situatë për një të ardhme të shkëlqyer dhe të suksesshme në Manchester United”
“Falënderimi im, sigurisht, shkon për stafin dhe lojtarët e mi, pa ndershmërinë dhe shoqërinë e tyre kjo nuk do të ishte e mundur. Unë i dua lojtarët e mi dhe është kënaqësi që do të jemi së bashku për të paktën tri vitet e ardhshme”
“Nuk mund ta përfundoj pa falënderuar tifozët për mbështetjen e tyre dhe që më bëjnë të ndihem si në shtëpi shumë shpejtë. E përsërisë, të jesh një trajner i Manchester United është kënaqësi çdo ditë dhe jam vërtetë shumë i lumtur”
Xheneta-Gjestit: Baju, nuk dua të flas me ty
Kumbaro ndan pamje nga Përmeti
Mbeti i plagosur gjatë konfliktit ku u vra Martin Cani, flet...
Pakistan: 82 njerëz të vrarë në tri ditë si pasojë e dhunës ...
“Krejt si unë po më duket”, Anisa shpreh pëlqim për Drilonin
Një tjetër ndryshim po vjen në versionet iOS dhe Android të ...