Maurizio Sarri na nisur regjimin e tij te Chelsea duke nënshkruar me Jorginhon e Napolit.
Kjo lëvizje vjen menjëherë pas konfirmimit të Sarrit si një trajneri i Chelseas mëngjesin e sotëm (e shtunë), transmeton portali arbresh.info.
Jorginho ishte një shënjestër kryesore e Manchester Cityt gjatë tërë verës, por Chelsea arriti të rrëmbej lojtarin.
“Jam plotësisht i mahnitur që jam këtu në Chelsea. Nuk është lehtë të bëhesh pjesë e një klubi të madh, prandaj jam shumë, shumë i lumtur”, ka thënë Jorginho.
“Jam shumë i ngazëllyer për të luajtur në një ligë kaq intensive, për një skuadër që jep gjithçka për të luajtur dhe fituar”
Ai ka vendosur lapsin në një kontratë afatgjate te klubi në Stamford Birdge./arbresh.info/
https://twitter.com/ChelseaFC/status/1018089051075809280
Të paktën 17 të vrarë në sulmet në Gaza
Barcelona rrezikon humbje deri në 263 milionë euro shkaku i ...
Pacolli paralajmëron njohje të reja për Kosovën
KPM me rregullore të re, këto janë obligimet e mediave gjatë...
Çfarë pritet në Zvicër në 2025 për lejet e punës, punët dhe ...
Arabi Saudite/ Arrihet marrëveshja 2.5 miliardë dollarëshe p...