Jonny Evans ka finalizuar transferimin e tij nga West Bromi te Leicester City duke nënshkruar një kontratë tri vjeçare.
Ish qendërmbrojtësi i Manchester United shpesh ka shkëlqyer gjatë tri viteve të tij te “Hawthrons” ndërkohë që është përfolur gjithashtu për transferim vitin e kaluar te klubet si Arsenali dhe Manchester City, transmeton portali arbresh.info.
Por, sezoni 2017/18 ka qenë i tmerrshëm për West Bromin, të cilët janë dëbuar nga Premierë Liga pavarësisht shtytjes së fundit nën udhëheqjen e Darren Moores pas shkarkimit të Alan Pardewit.
“Jam shumë i lumtur që po i bashkohem këtij klubi. Kur erdhi kjo mundësi, unë nuk mund ta refuzoja”, ka thënë 30-vjeçari për faqen zyrtare të klubit.
“Është një klub ambicioz, pronarët janë ambicioz dhe të gjithë dëshirojnë të shtyjnë klubin përpara”
Edhe pse tarifa e transferimit të Evans te West Hami nuk është zbuluar, mësohet që klauzola e tij është vetëm 3.5 milionë funta./arbresh.info/
ASK: Shtrenjtohen qumështi, vezët dhe mjalti në Kosovë
Barcelona mund të mos bëjë asnjë nënshkrim të madh në vitin ...
Vithkuqi fshati me 24 kisha dhe manastire
Trepça nesër luan sfidën e radhës në Fiba Europe Cup
“Pse nuk kallxojshe që je tu heq për famë”, Drenusha e ashpë...
Zgjedhjet në SHBA, Hovenier ndan mesazh nga Prishtina për vo...