Jese Rodriguez i është bashkuar sot (e mërkurë) Stoke Cityt për një sezon në formë huazimi nga Paris Saint Germaini duke u bërë transferimi i gjashtë këtë merkato i klubit.
Sulmuesi 24-vjeçar, fitues i dyfishtë i Ligës së Kampionëve te Real Madridi, ka finalizuar transferimin e tij në formë huazimi këtë mëngjes pas testimeve të suksesshme mjekësore, transmeton portali arbresh.info.
Ai ka ndjekur rrugën e Darren Fletcher, Kurt Zouma, Maxim Choupa-Moting, Bruno Martins Indi dhe Josh Tymon për transferim te klubi në bet365 këtë verë.
“Jese ishte një person i kërkuar kur PSG bëri të qartë që ata do të lejojnë atë të largohet dhe ne ishim të kënaqur që na zgjodhi neve”, tha Tony Scholes, drejtori ekzekutiv i klubit./arbresh.info
https://twitter.com/stokecity/status/897731506940018688
Shkup/ Ligji për Gjuhët pritet të shqyrtohet në mars të viti...
Fitimi, Gresa dhe Laurenti ngjallin të qeshura teksa flasin ...
Hamza premton Fond Shtetëror të Bursave: 25 milionë euro çdo...
Arb Manaj, futbollisti më i mirë i muajit dhjetor tek Drita
Prokurorja thotë se është vërtetuar që në veprimet e Çedomir...
Çmimet e barnave të unifikuara nga 1 janari, Kurti: Edhe një...