Para disa jave u konfirmua se Lojërat Olimpike Tokio janë shtyrë për vitin 2021 shkaku i koronavirusit.
Koronavirusi vazhdon të shkaktojë probleme në tërë globin duke suspenduar të gjitha aktivitet e futbollit që përfshijnë të gjitha ligat evropiane, Euro, Kupa e Amerikës dhe Lojërat Olimpike, transmeton portali arbresh.info.
Sot (e hënë) është konfirmuar se Lojërat Olimpike Tokio do të nisin me 23 qershor të vitit 2021.
Këtë e ka konfirmuar media e njohur angleze Daily Star përmes një postimi në Twitter.
BREAKING: The Olympics has been rescheduled for July 23, 2021 #Olympics2020 https://t.co/P4SkgMOiGL pic.twitter.com/tVQC5dMt4T
— Daily Star Sport (@DailyStar_Sport) March 30, 2020
Pandemia e Covid-19 vazhdon të bëhet gjithnjë e më e madhe pasi deri me tani janë infektuar mbi 723 mijë persona, kanë vdekur mbi 34 mijë ndërsa janë shëruar mbi 152 mijë.
Moti sot me diell dhe vranësira të shpërndara
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...