Mesfushori Ivan Rakitic është tërhequr zyrtarisht nga Kombëtarja e Kroacisë.
Ky lajm më herët ishte bërë publike, ndërsa tani edhe Federata kroate e ka konfirmuar, transmeton portali arbresh.info.
“Ti jepja lamtumirën ekipit kombëtar kroat ishte një nga vendimet më të vështira të karrierës time, por e ndjeva se kishte ardhur momenti që ta bëja këtë”.
“Kam shijuar çdo ndeshje të luajtur për vendin tim dhe kujtimet e Kupës së Botës do të mbeten gjatë në memorien time. Jam i bindur që kemi akoma një ekip të shkëlqyer dhe një të ardhme të ndritur përpara”.
https://twitter.com/HNS_CFF/status/1308033244437385216
“U uroj të gjithë miqve dhe shokëve të skuadrës, gjithë fatin e botës për sfidat e reja që na presin dhe konfirmoj se unë do të jem tifozi i parë i tyre”, ishin fjalët e Rakitic-it.
Rakitic ka bërë 106 paraqitje duke realizuar 15 gola./arbresh.info.
Mot i paqëndrueshëm në Shqipëri, vranësira dhe reshje shiu, ...
Një orë pritje për hyrje në Kosovë nga Dheu i Bardhë
Turqia ia zë vendin Iranit si forcë e huaj mbizotëruese në S...
Bernabeu iu përul legjendës: Një lamtumirë madhështore për d...
Meksikë, rrëzohet avioni “Cessna 207”, raportohet për 7 vikt...
LDK shënon 35-vjetorin e themelimit