Përfaqësuesi kroat i futbollit, Ivan Perisic ka nënshkruar sot (e premte) edhe zyrtarisht për klubin e vendlindjes dhe fëmijërisë, Hajdukun e Splitit.
Klubi i madh kroat ka njoftuar me kënaqësi rikthimin e yllit të madh, Perisic.
“HNK Hajduk mund të konfirmojë për kënaqësinë e gjithë publikut që e ka pritur me padurim këtë moment që Ivan Perisic të veshë sërish fanellën e bardhë të Hajdukut me numrin katër pas gati 17 vitesh e gjysmë”, njoftoi Hajduku në faqen e saj zyrtare.
Perisic ka mbërritur në formë huazimi deri në fund të sezonit nga Tottenham Hotspur dhe pas përfundimit të kontratës me klubin londinez, ai do të nënshkruajë kontratë me Hajdukun edhe për një sezon dhe do të jetë lojtar i tyre të paktën deri në fund të sezonit 2024/2025.
Anësori këmbëshpejtë është fëmijë i Hajdukut, pasi i kaloi të gjitha kategoritë e të rinjve të klubit të Splitit, por në moshën 17-vjeçare, në verën e vitit 2006, shkoi në Sochaux pa asnjë ndeshje zyrtare për ekipin e parë.
Në vitin 2009, nga Sochaux, Ivan shkoi në huazim te Rooselare në Belgjikë, më pas nënshkroi për Club Brugge, dhe më pas për klubet gjermane Borussia Dortmund, Ëolfsburg dhe Bayern Munich.
Ai luajti për shumë vite për Interin, ndërsa nga vera e vitit 2022 ishte anëtar i Tottenhamit. /Telegrafi/
Treqind euro për 50 metra katrorë: Faturat e Termokos-it “ng...
Kina, sanksione ndaj 7 kompanive si kundërpërgjigje ndaj ndi...
Mali i Zi vendos ta ekstradojë në SHBA “mbretin e kriptovalu...
Ndahen pagat për shërbyesit publikë, si dhe shtesat për fëmi...
KQZ-ja hap thirrjen për akreditimin e vëzhguesve për zgjedhj...
Zelensky: Ukraina do ta ndihmojë Sirinë