Dejan Stankoviç zgjedh Moskën dhe Rusinë. Ish-mesfushori i Lazios dhe Interit dhe ish-trajneri i Sampdorias dhe Crvena Zvezdas largohet nga Hungaria pasi fitoi titullin me Ferencvarosin: ai është zyrtarisht trajneri i ri i Spartakut të Moskës.
Klubi nga kryeqyteti rus ka njoftuar emërimin e Stankoviçit, i cili do të trashëgojë postin e lënë një muaj më parë nga ish-trajneri i Ascolit, Guillermo Abascal, pas shkarkimit të tij (Vladimir Sliskovic është trajner i përkohshëm deri në fund të sezonit).
Pasi ka fituar trofe në Serbi dhe Hungari, Stankovic do të përpiqet të vendoset ta rikthejë në forn skuadrën moskovite.
Drejtori sportiv i Spartakut të Moskës, Tomas Amaral, shpjegoi zgjedhjen e Dejan Stankoviçit:
“Nuk është vetëm çështja e trofeve të fituar. Në zgjedhjen tonë ka ndikuar edhe fakti që vepra e Dejanit ka një qasje sistematike. Pas bisedës së parë, ne ndjemë se ky person ishte perfekt për klubin tonë. Me ambicien, pasionin, përvojën, lidershipin dhe njohuritë e tij për futbollin.
Dejani ka një dëshirë të madhe për të filluar punën te Spartaku. Ai e di se po i bashkohet klubit më të mbështetur në Rusi dhe është një nder dhe një përgjegjësi e madhe. Jam i bindur se Dejani do të mund ta ndihmojë Spartakun të kthehet te fitorja”.
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...