Google ADS

Zyrtare: IOC përjashton Rusinë nga Lojërat Olimpike

20:15 | 5 Dhjetor 2017
Arbresh.info

Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (IOC) ka vendosur sot në mbrëmje të përjashtojë Rusinë nga Lojërat Olimpike Dimërore “Pyengchang 2018”, që zhvillohen në shkurt të vitit të ardhshëm në Korenë e Jugut.

Përmes një konference shtypi që po zhvillohet “live” në këto momente në Lozanë të Zcicrës, numri 1 i olimpizmit botëror, Thomas Bach, dha lajmin e keq për të gjithë sportistët rusë, që nuk kanë mundësi të garojnë në Olimpiadën dimërore që nis pas 3 muajsh.

Skandali doping që ka prekur dhe pushtuar të gjithë Rusinë vitet e fundit ka detyruar IOC të marrë këtë vendim, duke lënë sportistët rusë jashtë eventit më të madh olimpik dimëror. Një skandal dopingu që ka prekur edhe shtetin rus, çka solli këtë pezullim.

Lojërat Olimpike Dimërore “Pyengchang 2018”

“Më vjen keq për këtë vendim, sidomos për sportistët e pastër që preken dhe që nuk kanë mundësi të garojnë”, tha Thomas Bach. “Komiteti Olimpik Rus është pezulluar nga ky moment nga të gjitha eventet olimpike.

Megjithatë, sportistët e pastër rusë mund të marrin pjesë në këtë Olimpiadë, pasi të kenë plotësuar një sërë kriteresh mjaft të forta.

Ata do të garojnë nën flamurin e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar dhe do të mbajnë emrin e tyre në fanellë.

Të gjithë përfaqësuesit e lartë të olimpizmit dhe sportit rus janë të pezulluar nga funksionet e tyre pranë IOC dhe nuk do të lejohen të marrin pjesë në eventet olimpike ndërkombëtare”, tha mes të tjerash Thomas Bach.

Ish-ministri rus i sportit, Vitaly Mutko është përjashtuar përgjithnjë nga sporti, ndërsa që nuk do të ketë himn në garat ku sportistët rusë që do të fitojnë medaljen e artë. Ata do të garojnë si individë dhe jo për shtetin e tyre.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme