Interi ka rikthyer në skuadër sërish portierin, Alex Cordaz, shkruan Zeri.info.
Përmes një njoftimi në faqen zyrtare të klubit, Interi ka bërë të ditur marrëveshjen e arritur me Cordaz.
38-vjeçari që është produkt i “Nerazzurrëve” ka nënshkruar kontratë 1-vjeçare.
“FC Internazionale Milano mund të konfirmojë që Alex Cordaz është bashkuar në klub nga Crotone.
Portieri 38-vjeçar më parë ishte pjesë e sektorit rinor të Nerazzurrëve, duke fituar Scudetton me klubin Primavera dhe Kupën Viareggio në tre sezone.
Ai tani ka nënshkruar një kontratë që zgjat deri më 30 qershor të vitit 2022. Mirë se vini Alex” – thuhet në njoftimin e Interit. /Zeri.info
? | ANNUNCIO
Alex #Cordaz è nerazzurro! ⚫?
? https://t.co/SBTeH4KkaO#WelcomeAlex #IMInter pic.twitter.com/Ecg2ljKMo7
— Inter ??? (@Inter) June 25, 2021