Interi zyrtarisht ka nënshkruar me sulmuesin Lautaro Martinez nga Racing Club për një tarifë që raportohet të jetë 23 milionë euro.
Në një deklaratë të publikuar në uebfaqen zyrtare të Interit, Martinez konfirmoi se ka vendosur lapsin në një kontratë pesë vjeçare dhe do të jetë në dispozicion menjëherë për trajnerin Luciano Spalletti, transmeton portali arbresh.info.
20-vjeçari zëvendësoi legjendën e “Nerazzurrëve”, Diego Militon, në debutimin e tij profesional te Racing dhe ka realizuar 26 gola brenda 58 paraqitjeve në klub.
Ai iu bashkua Mauro Icardit në skuadrën e paraprake të Argjentinës në Kampionatin Botëror, por ashtu si bashkëlojtari i tij i ri, lojtari nuk ishte pjesë e 23 të tjerëve që udhëtuan në Rusi.
Martinez, i cili mbush 21 vite muajin e ardhshëm, është një sulmues qendror dhe luan me dy këmbë, por gjithashtu mund të luaj edhe si një sulmues dytësor./arbresh.info/
https://twitter.com/Inter_en/status/1014463834831011840
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...