Ilkay Gundogan ka nënshkruar një kontratë të re te Manchester City duke vazhduar qëndrimin në klub deri më 2023.
Mesfushori gjerman ka qenë një anëtar mjaftë i rëndësishëm te skuadra e Pep Guardiolas gjatë tri sezoneve, transmeton portali arbresh.info.
https://twitter.com/ManCity/status/1159736069664804865
Pas transferimit nga Borussia Dortmundi, Gundogan ishte përforcimi i parë i Guardiolas si trajner te City dhe ka bërë 114 paraqitje deri tani duke shënuar 17 gola.
“Jam shumë i lumtur që kam nënshkruar kontratë të re”, ka thënë Gundogan për faqen zyrtare të klubit. “I ka shijuar shumë tri vitet e fundit këtij në City dhe të gjithë në klub më kanë ndihmuar të ndihem si në shtëpi që nga dita e parë”
“Është privilegj të jesh pjesë e kësaj skuadra, të luajmë stilin e lojës që bëjmë dhe të fitojmë trofe. Është e vështirë për ta bërë këtë dhe jam i kënaqur që jam pjesë e kësaj”
“Jam vërtetë i ngazëllyer me atë se çfarë mund të arrijmë brenda sezoneve të ardhshme”, shton 28-vjeçari./arbresh.info/
https://twitter.com/IlkayGuendogan/status/1159736668410318848
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...