Gjithçka gati për Mauro Icardi në Stamboll. Qendërsulmuesi argjentinas do të mbërrijë në qytet këtë të premte, pasi ka firmosur një kontratë 3-vjeçare me Galatasaray.
Sipas raportimeve te medieve italiane, Icardi do të paguhet 11 milionë euro neto në sezon te klubi turk. Nga ana tjetër, dhjetë milionë euro shkojnë për Paris Saint-Germain, klubin që kishte në pronësi kartonin e sulmuesit.
Icardi largohet nga PSG-ja pas 92 ndeshjeve dhe 38 golave, sezonin e kaluar për Galatasarayn shënoi 23 gola në 26 ndeshje./SS
Vrasja e djalit të ish-gjyqtarit në Tiranë, gjendet një maki...
Horoskopi ditor, parashikimi i yjeve për shenjën tuaj
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Konsensusi i G20 për Ukrainën i vështirë, ndërsa SHBA bën th...
Atentat në Tiranë, vritet me breshëri plumbash një person
Hedhja e gazit lotsjellës në Kuvend, sot mbahet seanca gjyqë...