Hudson-Odoi ka nënshkruar kontratë pesë-vjeçare me “Blutë e Londrës”, do të fitojë 180 mijë funte në javë.
Tashmë është zyrtare. Pritjes së gjatë i ka ardhur fundit. Talenti anglez, Callum Hudson-Odoi, që në nëntor do t’i mbushë 19 vjet, ka nënshkruar kontratë 5-vjeçare me Chelsean, që do ta mbajë atë në “Stamford Bridge” deri më 2024, raporton Gazeta Express.
Sipas Goal, talenti që kërkohej me ngulm nga Bayern Munich, do të fitojë 180 mijë funte në javë te “Blutë e Londrës” – mbi 10 milionë euro në sezon.
“Është ndjenjë e mrekullueshme”, tha fillimisht Hudson-Odoi pasi nënshkroi kontratën e re me Chelsean. “Ka qenë pritje e gjatë, por tashmë është e kryer dhe jam shumë i lumtur për këtë”.
“Kam qenë pjesë e Chelseas që kur kam qenë tetë vjeçar dhe ky është klubi i duhur ku duhet të jem”.
Odoi ka bërë deri më tani 28 paraqitje me ekipin e parë, ka shënuar 5 gola.
https://twitter.com/ChelseaFC/status/1174737504127332352?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1174737504127332352&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.gazetaexpress.com%2Fzyrtare-hudson-odoi-nenshkruan-kontrate-pese-vjecare-me-chelsean-180-milione-funte-ne-jave-2%2F
Kurti: Nga 1 janari do të kemi pikëkalime të përbashkëta kuf...
Mickoski: Bashkëpunimi ekonomik do të jetë mbi gjysmë miliar...
Takimi ndërqeveritar, Kurti: Partnerë të lidhur jo veç prej ...
Amorimi sot mban seancën e parë stërvitore me Unitedin
Vendimi i Biden për raketat/ Kremlini: SHBA po i hedh benzin...
Rama prezanton bonusin e pensionistëve, pas protestës së opo...