Ylli i Manchester United-it, Harry Maguire është shpallur fajtor për sulm të rëndë.
Anglezi gjatë vikendit të kaluar u arrestua në Greqi, derisa rezistoi arrestimin, kurse ka bërë edhe ryshfet drejt oficerëve duke iu ofruar para, transmeton portali arbresh.info.
‘A e dini kush jam? Jam kapiteni i Manchester United, jam shumë i pasur, mund t’iu jap para, mund t’iu paguaj, ju lutem na lejoni të largohemi’, ishin fjalët e Maguire-s drejtuar oficerëve.
Gjykatësi ishte në dijeni të këtyre fjalëve dhe e ka shpallur fajtor, ndërsa e ka dënuar me 21 muaj e 10 ditë burg.
Pos tij, edhe vëllai i tij Joe dhe shoku i ngushtë, Chris Sharman u shpallen gjithashtu fajtor dhe u dënuan me 13 muaj burg.
Qendërmbrojtësi do ta apelojë këtë vendim dhe këtë e ka konfirmuar Manchester United-i në njoftim.
Ky dënim mund të hiqet vetëm nëse gjenden fakte që është i pafajshëm.
Kurse, nëse mbetet, lojtari do e humbë shiritin e kapitenit te “Djajtë e Kuq”./arbresh.info.
Sinani thotë se autoritetet serbe ia ndaluan ministrit Çeku ...
Për çfarë arsye do ndahej Lela nga Leo?
Polonia regjistron më shumë migrantë në kufi me Bjellorusinë
Sot nis Fest 63 – Për 4 net, 30 artistë në garë
Vrasja e dyfishtë në Gjakovë, ngritet aktakuzë ndaj dy të dy...
Zelensky thotë se kurrë nuk ka pasur marrëveshje të arritur ...