Barcelona ka konfirmuar edhe zyrtarisht emërimin e gjermanit Hansi Flick si trajner të ri të skuadrës.
Vetëm disa ditë pas shkarkimit të Xavi Herandenzit, klubi katalunas ka gjetur pasuesin e këtij të fundit në Camp Nou.
Bëhet fjalë për trajnerin e njohur gjerman, Hansi Flick, i cili tashmë do të marrë në duar frenat e ekipit.
Është vet faqja zyrtare e klubit katalunas, e cila ka konfirmuar me anë të një postimi emërimin e Flickut.
“Është momenti ynë. Flick është këtu”, shkruan shkurtimisht në postimin me video nga Barcelona.
It's our moment.
Flick is here. pic.twitter.com/ysb35a6l35— FC Barcelona (@FCBarcelona) May 29, 2024
Barcelona ka njoftuar gjithashtu se Flick ka nënshkruar një kontratë dyvjeçare me Barcelonën.
“FC Barcelona dhe Hansi Flick kanë arritur marrëveshje që gjermani të jetë trajner i ekipit të parë deri më 30 qershor 2026”.
“Trajneri i ri nënshkroi kontratë në zyrat e klubit në një takim me presidentin e FC Barcelona, Joan Laporta; nënkryetarin e parë përgjegjës për zonën sportive, Rafa Yuste; dhe drejtori sportiv i klubit, Anderson Luis de Souza, Deco”, thuhet në njoftim.
Ndryshe, Flick më parë ka drejtuar Bayern Munichun dhe Kombëtaren e Gjermanisë.
Gjermani pati sukses të jashtëzakonshëm si trajner i Bayernit ku fitoi shtatë trofe, përfshirë Ligën e Kampionëve. Ai fitoi 70 nga 86 ndeshjet e tij si trajner i Bayernit dhe humbi vetëm 8 herë. /Telegrafi/
Mbi një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosovë
Juventusi rikthehet tek fitorja në Serie A, triumfon ndaj Mo...
Njerëzit që duhet të tregojnë më shumë kujdes kur moti është...
Kulla e Vashës, ishulli i vogël që lidh dy kontinente prej 2...
Çfarë ndodh nëse e mbani klimën lëshuar gjatë gjithë ditës?
OpenAI zbulon modele të reja me Inteligjencë Artificiale