Ish trajneri i Japonisë, Vahid Halilhodzic është emëruar si trajner i ri i Marokut sot (e enjte) duke regjistruar kështu detyrën e tij të tretë në kombin afrikan.
67-vjeçari zëvendësoi në detyrë trajnerin Herve Renard, i cili u largua pas Kupës së Kombeve të Afrikës për të marrë detyrën te Arabia Saudite, transmeton portali arbresh.info.
“Arritja në finalet e Kampionatit Botëror më 2022 është qëllimi im kryesor”, ka thënë fillimisht Halilhodzic, i cili së fundmi ka drejtuar skuadrën franceze Nantes.
“Kjo është hera e katërt që unë përpiqem për të dërguar një skuadër në Kampionatin Botëror”
Halilhodzic ka udhëhequr në të kaluarën Bregun e Fildishtë dhe Algjerinë.
Ai ishte në detyrë te Japoni nga viti 2015 deri më 2018, por ishte shkarkuar dy muaj para finaleve të Kampionatit Botëror në Rusi./arbresh.info/
Kurti për tunelin që do ta lidhë Prizrenin me Tetovën: Së sh...
Kurti: Me Maqedoninë e Veriut nuk kemi mosmarrëveshje
Nënshkruhen marrëveshjet bilaterale mes Kosovës dhe Maqedoni...
Kelmendi, Bajramit: Platforma digjitalizimit nuk gjindet, ku...
Mungesa e fëmijëve, Drenusha shpërthen në lot
Mashtrimet me kriptovaluta/ Detaje të reja nga operacioni me...