Zyrtare: Guri kalon testet mjekësore, lojtari më i ri i Prishtinës

15:00 | 4 Mars 2024
KRG

Sindrit Guri do të vijojë karrierën e tij te FC  Prishtina.

Sulmuesi i cili ka fituar titullin kampion me Kukësin në sezonin 2016-2017, do të angazhohet në futbollin kosovar.

Shkodrani ka kaluar testet mjekësore paraditen e kësaj së hënë dhe pritet që të vihet menjëherë nën urdhrat e trajnerit Emmanuel Egbo.

Guri ka një karrierë të pasur, pasi në të shkuarën krahas Kukësit ka veshur fanellat e Vllaznisë, Korabit, Besës dhe Kastriotit në Shqipëri.

30-veçari luaji për disa edicione me Oostenden në Belgjikë, para se të bashkohej me Istanbulsporin në Turqi. Së fundmi, Guri ishte pjesë e skuadrës Citta di Varese në Serie D, Itali.

Sulmuesi ka luajtur dhe 2 ndeshje me Kombëtaren e Shqipërisë (debutoi me kuqezinjtë në majin e vitit 2018). Që nga dhjetori është pa skuadër dhe tani transferohet si një lojtar i lirë te Prishtina.

Goleadori shkodran do të kërkojë që të gjejë formën e tij optimale sa më parë, që të ndihmojë me golat e tij rekordmenët e futbollit dardan në realizimin e objektivave.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme