Fati i Mason Greenwood tashmë është vendosur, sulmuesi anglez është zyrtarisht pjesë e klubit të Marseille.
Faqja e klubit francez ka konfirmuar afrimin e 22-vjeçarit përmes faqes zyrtare, ku ndër të tjera bën me dije se Greenwood do të jetë pjesë e marsejezëve deri më 30 qershor 2029, pra për pesë sezonet e ardhshme.
“Olympique Marseille ka kënaqësinë të njoftojë blerjen e Mason Greenwood nga Manchester United. Sulmuesi 22-vjeçar firmosi pas ekzaminimeve të suksesshme mjekësore. Ai ka shënuar 35 gola dhe ka dhuruar 12 asistime në 129 ndeshje për Manchester United dhe u ftua në ekipin kombëtar të Anglisë në shtator 2020, kur ishte vetëm 19 vjeç. Verën e kaluar, sulmuesi britanik u huazua te Getafe, skuadër me të cilën shënoi 10 gola dhe dha 6 asistime në 36 ndeshje”-bën me dije Marseille.
Mbi një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosovë
Juventusi rikthehet tek fitorja në Serie A, triumfon ndaj Mo...
Njerëzit që duhet të tregojnë më shumë kujdes kur moti është...
Kulla e Vashës, ishulli i vogël që lidh dy kontinente prej 2...
Çfarë ndodh nëse e mbani klimën lëshuar gjatë gjithë ditës?
OpenAI zbulon modele të reja me Inteligjencë Artificiale