Granit Xhaka nuk do të jetë më kapiten i Arsenalit.
Lajmi është konfirmuar nga trajneri Unai Emery në një konferencë për shtyp para ndeshjes në Evropa Ligë kundër Guimaraes mbrëmjen e së mërkurës, transmeton portali arbresh.info.
Reprezentuesi i Zvicrës nuk ishte i pranishëm në asnjë ndeshje të “Topçinjve” qysh pasi ofendoi tifozët e tyre gjatë zëvendësimit në ndeshjen kundër Crystal Palaces dhjetë ditë më parë.
Xhaka nuk është ftuar gjithashtu as për ndeshjen në udhëtim ndaj skuadrës portugeze.
Por, gjërat tani janë përkeqësuar edhe më shumë për kosovarin 27-vjeçar.
“Kam folur me Granitin dhe ai nuk është më njëri nga kapitenët tanë”, ka thënë Emery./arbresh.info/
Sot dita e fundit për regjistrim të votuesve nga diaspora
Përurohet sot renovimi në hemodializën të Spitalit në Prizre...
Parashikimi i motit për sot
Siri, 9 të vrarë në operacionin për arrestimin e një ish zyr...
Rodrygo ka refuzuar mega ofertën e gjigantit evropian
Sipas Romanos, Rashfordi e sheh Barcelonën destinacionit e t...