Google ADS

Zyrtare: Granit Xhaka jashtë skuadrës edhe për ndeshjen Vitoria – Arsenal

19:32 | 5 Nëntor 2019
Arbresh Info

Granit Xhaka është lënë jashtë skuadrës së Arsenalit edhe për ndeshjen në udhëtim ndaj Vitorias.

Kapiteni i “Topçinjve” nuk është ftuar nga trajneri Unai Emery as në ndeshjen e ardhshme të fazës së grupeve në UEFA Evropa Ligë, shkruan portali arbresh.info.

Klubi londinez ka zbuluar skuadrën e ftuar për ndeshjen e mbrëmjes të së mërkurës dhe 27-vjeçari kosovar nuk është i ftuar.

Xhaka vazhdon të mbetet jashtë linjave qysh pas ofendimit të tifozëve javë më parë gjatë zëvendësimit në pjesën e dytë të ndeshjes baras 2 me 2 ndaj Crystal Palaces në Emirates.

Emery nuk e ka përfshirë në dy takimet e tjera të skuadrës së tij dhe tani nuk e ka ftuar as për ndeshjen ndaj skuadrës portugeze./arbresh.info/

Skuadra e ftuar nga Emery për ndeshjen ndaj Vitorias

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme