Google ADS

ZYRTARE: Granit Xhaka i nominuar për Topin e Artë

20:38 | 4 Shtator 2024
D.H

Tani më janë duku u publikuar emrat e futbollsitëve të cilët janë të nominuar për të fituar ‘Topin e Artë’ për këtë vit.

Ky çmim i takon futbollistit i cili ka pasur performanca më të mira individuale gjatë sezonit, shkruan Arbresh.info.

Ndërsa një nga të nominuarit është dhe futbollisti me prejardhje shqiptare, Granit Xhaka.

Futbollisti që përfaqëson Zvicrën tani më zyrtarisht është i nominuar për të fituar këtë çmim.

Emri i tij doli në pesshën e dytë të publikuar nga France Football, krahas Erling Haaland, Artem Dovbyk, Nico Ëilliams dhe Toni Kroosit.

Disa minuta më parë është publikuar edhe pesshja e parë, teksa 30 futbollist do të nominohen për këtë çmim.

Ceremonia e Topit të Artë mbahet me 28 tetor të këtij viti./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme