Zyrtare: Granit Begolli jep dorëheqje nga pozita e trajnerit te Vëllaznimi i Gjakovës

14:37 | 11 Tetor 2021
Arbresh.info

Trajneri i Vëllaznimmit Granit Begolli ka dhënë dorëheqje, derisa lajmin e ka konfirmuar përmes një postimi në faqen e tij në rrjetin social facebook, duke mos dhënë arsye të largimit.

Postimi i tij në facebook:

“Përshendetje të gjithve,

Deshta të ju informoj që nga sot nuk do të jem pjesë e KF VLLAZNIMIT, kam dhënë dorëheqje nga pozita e trajnerit.

Së pari duhet të falemnderoj qytetin e Gjakovës për mikpritjen dhe sjelljen shumë korrekte ndaj meje, poashtu dua të falemnderoj tifozët për mbështetjen, bashkëpuntorët e mi Luan Tabakun, Valon Kasapin, Daim Xhepen dhe të tjerët që punuan në klub. Mbi te gjitha, dua ti falemnderoj futbollistët që ishin fantastik gjatë kësaj kohe sa kaluam se bashku, sepse pa ta unë si trajner nuk do të kisha këto rezultate.

Mirupafshim Gjakovë!” ka shkruar tutje Begolli.

Vëllaznimi i Gjakovës mbetet tani pa trajner. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme