Google ADS

Zyrtare: Goncalo Guedes lojtar i Valencias

14:04 | 28 Gusht 2018
A. B.

Valencia e ka blerë mesfushorin 21-vjeçar, Goncalo Guedes, nga i Paris Saint-Germain për 40 milionë euro.

Pas qëndrimit njëvjeçar në formë huazimi te Los Che, futbollisti portugez tashmë e ka bërë të përhershëm qëndrimin në Mestalla.

Pronari i Valencias, Peter Lim, i cili ka miqësi me homologun e tij te PSG, Nasser Al-Khelaifi, ka udhëtuar në Corsica për t’u takuar me drejtorin sportiv të klubit francez, Antero Henrique, për ta kompletuar marrëveshjen.

https://twitter.com/valenciacf/status/1034395993519923200?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1034395993519923200&ref_url=https%3A%2F%2Ftelegrafi.com%2Fgoncalo-guedes-zyrtarizohet-si-lojtar-valencias%2F

Në takim ishte i pranishëm edhe agjenti i lojtarit, Jorge Mendes dhe tashmë gjithçka është zyrtare.

”Valencia CF ka arritur marrëveshje me Paris Saint-Germain FC për transferimin e përhershëm të futbollistit portugez, Goncalo Guedes, i cili do të udhëtojë në Valencia të martën për ta nënshkruar kontratën si lojtar i ri i Valencia CF”, kishte shkruar në njoftimin e klubit spanjoll.

Guedes tashmë ka arritur në Spanjë, ku është pritur nga shumë tifozë të Valencias që e kanë thirrur emrin e tij.

Gjatë sezonit të kaluar, ai i zhvilloi 33 ndeshje për Los Che duke shënuar pesë gola dhe dhuroi 11 asistime.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme