Google ADS

Zyrtare: Gjilani transferon sulmuesin këmbëshpejtë Arbër Çyrbja

16:54 | 14 Shtator 2020
Arbresh Info

Gjilani ka prezantuar transferimin e sulmuesit Arbër Çyrbja.

26-vjeçari më herët ishte pjesë e skuadrave të mëdha, si Teuta, Erzeni, Elbasani dhe Kukësi, kurse ishte i ftuar edhe për Kombëtaren e Shqipërisë në grupmoshat U18 dhe U21, shkruan portali arbresh.info.

Gjilani ka konfirmuar Çyrbja ka nënshkruar kontratë njëvjeçare përmes një postimi në Facebook.

Njoftimi i plotë i skuadrës gjilanase pa ndërhyrje:

Sport Club “Gjilani” me anë të kësaj komunikate, njofton se ka arritur marrëveshje me futbollistin nga Shqipëria, Arbër Çyrbja.

Futbollisti i krahut, Arbër Çyrbja, në skuadrën e Gjilanit, vie nga ekipi durrsak i Teutës, ku u impenjua edicionin e fundit garues në Kategorinë Superiore të Shqipërisë.

Për 26 vjeçarin e lindur në Shijak, KF Teuta, ishte skuadra e parë ku ai nisi karrierën e tijë profesionale, ku në vitin 2012 i ju bashkua ekipit të parë të Teutës nga kategoritë e reja të kësaj skuadre.

https://www.facebook.com/scgjilani/photos/a.151514755434549/721405068445512/?type=3&theater

SC Gjilani do të jetë skuadra e parë e

Arbër Çyrbës jashtë Shqipërisë, pasiqë sulmuesi këmbëshpejt përveç skuadrës së Teutës, ai, gjithashtu kishte luajtur për skuadrat e Erzenit, Elbasanit dhe tek verilindorët e Kukësit.

Çyrbja, përveç skuadrave nga Shqipëria, ai, gjithashtu ishte ftuar edhe nga kombëtarja e moshave, ku ishte grumbulluar me grupmoshat U-18 dhe U-21 të Shqipërisë.

Arbër Çyrbja ka nënshkruar kontratë 1 vjeçare me skuadrën e Gjilanit, ku do ta mbajë atë si pjesë e kuq e bardhëve për edicionin e ri garues në Superligën e Kosovës në futboll”, ka shkruar Gjilani në Facebook./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme