Kuq e bardhët sot kanë finalizuar marrëveshjen me mesfushorin nga Tetova, Muhamed Useinin, i cili do të bartë fanellën e Gjilanit për dy edicionet e ardhshme.
Useini, 30 vjeçar, i cili luan pozitën e mesfushorit, është emër mjaftë i njohur, ku në sezonin e fundit i ka ruajtur ngjyrat e skuadrës tetovare, Renova.
Ai karrierën e ka nisur te Shkëndija ku ka luajtur në periudha të ndryshme.
Useini karrierë kishte bërë edhe në Shqipëri me Flamurtarin, ku për dy vite ishte pjesë kyçe e formacionit të ekipit nga qyteti bregdetar.
Vlen të theksohet se mesfushori i ri i Gjilanit, Muhamed Useini, më parë ishte dhe pjesë e përfaqësueses së Maqedonisë Veriore.
Sali Berisha i bashkohet protestës së opozitës në Tiranë: Nu...
Shkëlqeu ndaj ish-skuadrës së tij, Hot “MVP” i javës
Vëllaznimi rikthen Myreon Jones
Ushtarët e KFOR-it kryejnë stërvitje të përbashkët evakuimi
Nis protesta e opozitës në Shqipëri, bllokohen disa rrugë në...
Shefi i NATO-s i shqetësuar për sigurinë afatgjate të aleanc...