Gjilani ka vazhduar me përforcime, duke afruar mesfushorin Blerind Morina i cili ishte pjesë e Dukagjinit të Klinës sezonin e shkuar.
Mesfushori pejan ka nënshkruar për tri vite me klubin gjilanas dhe do të jetë në urdhrat e Ardian Nuhiut.
“Sport Club Gjilani komunikon angazhimin e futbollistit Blerind Morina. Marrëveshja ndërmjet klubit dhe futbollistit është e vlefshme nga 1 Korriku i këtij viti gjerë në fundin e qershorit të vitit 2027”.
“Morina ishte pjesë e klubit të Dukagjinit nga Klina në dy edicionet e fundit, derisa pati paraqitje të shkëlqyera edhe në arenën ndërkombëtare. Më parë ai ishte pjesë e klubeve belge KV Oostende dhe Cercle, teksa për dy sezone luajti edhe te skuadra italiane Reggiana.
“23 vjeçari luan në pozitën e mesfushorit të avancuar dhe pritet të jetë një ndihmesë e madhe për ekipin e Ardian Nuhiut”, thuhet në njoftimin e klubit.
Futbollisti me prejardhje nga Peja është prezantuar nga drejtori sportiv i Gjilanit, Ertan Demiri, i cili i ka uruar mirëseardhje në klub.
Rama: Nga 1 janari, faturat e tatimit në pronë dhe mbeturina...
Rama për Veliajn në SPAK: Hetimi nuk të bën fajtor
Tre të lënduar nga aksidenti në “Arbër Xhaferi”, autostrada ...
Izraeli arreston 240 palestinezë, përfshirë mjekë pas bastis...
Rizvanolli i quan “gënjeshtra” pretendimet se pajisjet efiçi...
Inter e mbyll me stilin vitin 2024 – mposht me rezultat komo...