Zyrtare: Gjiganti kosovar me trajner të ri

16:15 | 13 Mars 2017
Arbresh.info

Besa e ka emëruar trajnerin e ri pas largimit të Gani Sejdiut, raporton Arbresh.info.

Drejtimin  e klubit e ka marrë trajneri Astrit Imami i cili deri më tash ka punuar si ndihmës në këtë klub.

“Besa sot emëroi për kryetrajner Astrit Imamin dhe dy ndihmësit e tij Haxhi Zeka dhe Ilir Nallbani. Nënkryetari i Komunës së Pejës dhe i Besës, Shkumbin Gashi, inkurajoi lojtarët dhe stafin profesional për të vazhduar me lojëra të tilla si ajo e të dielës ndaj Trepçës ’89”, shkruan klubi pejan në faqen zyrtare të klubit. /Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme