Gianluigi Donnarumma nuk do të rinovojë kontratën e tij, ka njoftuar Milani pas një takimi me agjentin Mino Raiola duke alarmuar klubet e mëdha si Real Madridi dhe Paris Saint Germain.
18-vjeçari erdhi nga akademia e klubit italian dhe hyri në skuadrën kryesore në moshën 16 vjeçare, transmeton portali arbresh.info.
“Raiola ka informuar që Donnarumma ka marrë vendimin për të mos rinovuar kontratën me Milanin”
“Ne kemi bërë një ofertë të fortë. Lojtari e refuzoi atë dhe bëri disa vlerësime që nuk shin thjeshtë ekonomike, por ka na treguar se nuk dëshiron të vazhdoj kontratën dhe që koha e tij në Milan do të përfundoj më 30 qershor të vitit 2018”, ka njoftuar drejtori ekzekutiv Marco Fassono në një konferencë të transmetuar drejtpërsëdrejti.
“Ne jemi befasuar, ne kemi shprehur që Donnarumma do të ishte portieri që do të dërgonte Milanin në të ardhmen. Sigurisht, vendimi na ka lënë një shije të hidhur në gojë, por tani ne duhet të vazhdojmë përpara”
Oferta për vazhdimin e kontratës ishte me vlerë prej 4.5 milionë euro në vit duke përfshirë edhe bonuset, por Raiola dëshironte të kishte një klauzolë të lëshimit të vogël prej vetëm 10 milionë euro nëse Milani do të dështonte për tu kualifikuar në Ligë të Kampionëve.
Tashmë kanë nisur edhe raportet që Paris Saint Germain dhe Real Madridi janë duke ofruar paga deri në 6 milionë për talentin e ri./arbresh.info
Sara dhuron spektakël, realizon vallëzim si dënim nga Xuxi
Akuzat e Pecit, Pacolli: Dikur mbante bluzën me emrin e firm...
A do ta ndaje ndonjërën prej banoreve nga partneri i saj bre...
Tare: Sjellja e futbollistëve të Kosovës tejet dinjitoze
Zarfi ngjyrë hiri shfaqet në ekran – banorët nisin hamendësi...
Papa ‘bekon’ lumturimin e 2 martirëve të krishterë në Shkodë...