Gerard Pique ka rinovuar kontratën e tij te Barcelona duke vazhduar qëndrimin në klub deri më 30 qershor të vitit 2022.
Barcelona dhe Pique kanë arritur një marrëveshje për rinovimin e kontratës për të vazhduar qëndrimin në klub edhe për katër vite e gjysmë, shkruan portali arbresh.info. Pique, i cili është një produkt i akademisë La Masia të Barcelonës, do të jetë pjesë e gjigantit katalunas deri në fund të këtij sezoni dhe në katër vitet e ardhshme.
Lideri i La Ligas i ka vendosur një klauzolë madhështore të blerjes prej 500 milionë euro.
— Gerard Piqué (@3gerardpique) January 18, 2018
Mbrojtësi iu bashkua Barcelonës në vitin 1997 në moshën 10 vjeçare. Me rikthimin në Camp Nou pas kohës së shpenzuar te Manchester United, ai ka arritur të bëhet një figurë kyçe e momenteve më të mira të Barcelonës deri tani.
Pique ka bërë 421 paraqitje te Barcelona dhe ka shënuar 37 gola. Këtë sezon ai është njëri nga lojtarët e shfrytëzuar më së shumti nga Ernesto Valverde me 25 paraqitje dhe dy gola nën emrin e tij./arbresh.info/
[BREAKING NEWS]@3gerardpique has agreed a new @FCBarcelona contract until 2022
Full story 👉 https://t.co/Reo9RsJ3IU
🔵🔴 #Pique2022 pic.twitter.com/wTEJKc6Gd5— FC Barcelona (@FCBarcelona) January 18, 2018
Njëmbëdhjetë persona të vrarë nga sulmet e Izraelit në Bejru...
Ushtarët e KFOR-it kryejnë patrullime në qytetin e Istogut
Veliaj inspekton terminalin veri-perëndimor: Investim i ri q...
“Është një ushtar, robot, kompjuter”, Conte me fjalë të mëdh...
Kryetari i LDK-së shpalos portretin e Xhemail Mustafës në pë...
Maqedonci dhe Jashari, po marrin pjesë në Forumin Ndërkombët...