Gjyqtari më i mirë në Kosovë, Genc Nuza, do të mungojë në xhiron e ardhshme në Vala Superligën e Kosovës në futboll që zhvillohet në mesjavë.
Nuza do ta ndajë drejtësinë në ndeshjen e Ligës së Kampionëve për të rinjët që do të zhvillohet më 27 shtator në Liepaja ndërmjet FK Liepaja Youth (LVA) dhe FC Shakhtyor Soligorsk Youth (BLR), njofton FFK.
Gjyqtari nga Prishtina tashmë ka nisur që ta fitojë besimin edhe të ndërkombëtarëve pasi që tashmë i janë bërë disa ndeshje të rangut ndërkombëtar.
Sigurisht se mungesa e Nuzës në xhiron e ardhshme në Kosovë me shumë derbi do të thotë shumë.
Rritet çmimi i gazit dhe elektricitetit në Britani/ Inflacio...
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë pa...
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Përhapja e fenomenit të bullizmit në shkolla
Një i lënduar në aksidentin që ndodhi në pjesën e autostradë...
Policia del me njoftim për aksidentet e ndodhura për shkak t...