Milani ka konfirmuar zyrtarisht se trajneri Gennaro Gattuso ka nënshkruar kontratë të re duke vazhduar qëndrimin në klub deri në vitin 2021.
Ish mesfushori zëvendësoi Vincenzo Montellan në fillim të këtij sezoni dhe ka marrë lavdëta të mëdha për përmirësimin e formës së “Rossonerëve”, transmeton portali arbresh.info. Mbrëmjen e kaluar u raportua se sot (e enjte) ai do të vendos lapsin në letër për të rinovuar kontratën e tij, gjë që edhe ndodhi për shkak se Ringhio arriti në Casa Milan pasditen e sotme për të nënshkruar marrëveshjen e tij.
“Ka ardhur momenti për t’iu njoftuar se Rino Gattuso do të jetë trajneri jonë për tri vitet e ardhshme”, ka thënë drejtori i klubit Marco Fassone. “Kjo do të jetë njëra nga zgjidhjet më të përzemërta që ne kemi bërë që nga koha kur kemi qenë këtu dhe në muajit e fundit ai ka bërë një punë të jashtëzakonshme”
“Ne Rinon ne me të vërtetë mund të kemi një projekt të rëndësishëm afatgjatë”
Ish mesfushori i “Rossonerëve” ka folur gjithashtu pas nënshkrimit të kontratës që i siguron atij rreth 2 milionë euro për sezon.
“Jam mirënjohës për mundësinë”, ka thënë fillimisht Gattuso derisa po qëndronte afër Fassones dhe drejtorit sportiv Massimiliano Mirabelli.
“Pa Fassonen dhe Mirabellin unë nuk do të isha këtu, mua më është dhënë mundësia dhe jam i lumtur që jam trajner i një klubi të mrekullueshëm si Milani”
“I falënderoj djelmoshat dhe stafin për besimin dhe shpresoj për të sjell nivelin në nivel të lartë së shpejti sërish”
Forcat ruse largohen nga vendlindja e Assadit
Në Zubin Potok po patrullojnë ushtarët letonezë të KFOR-it
Rama takohet me Marta Kos: Njohëse shumë e mirë e rrugës së ...
AGK-ja dënon kërcënimin me vrasje ndaj Ilir Mirenës
UEFA delegon gjyqtarët kosovarë për ndeshjen e Conference Le...
Policia dhe Dogana parandalojnë një rast të kontrabandimit m...