Talenti i Tiranës, Elvi Berisha, më në fund ka firmosur në Spanjë, për Leganes.
Klubi i Primeras është bindur nga paraqitjet e mira të mesfushorit 18-vjeçar, i cili qëndroi disa kohë në provë me Leganes B.
Sot Berisha ka firmosur, duke u transferuar përfundimisht në Spanjë, ku bëhet shqiptari i dytë aty, pas Keidi Bares, raporton Sport Ekspres.
Për momentin Berisha do të luajë te Leganes B, ndërsa më pas do të jetë në dorën e tij gjithçka, sepse paraqitjet e mira mund t’i hapin dyert e ekipit të parë herët a vonë.
Ndërkaq, Tiranës i takojnë 90 mijë euro si klubi mëmë.
Moti i keq dhe përmbytjet në SHBA, të paktën 8 viktima në Ke...
Çfarë do të thotë nëse çdo natë ju del gjumi në këtë orë?
Deputetja britanike uron 17-vjetorin e Pavarësisë: Kosova, n...
Artmotion: Gjuha e komentatorit Lokaj ka qenë krejt e pavend...
Zhduket gjuha shqipe nga tabelat në autostradën Shkup-Tetovë...
Maignan pranë rinovimit me Milanin