Google ADS

Zyrtare: Futbollisti shqiptar firmos me ekipin nga Superliga turke

15:29 | 7 Shtator 2017
Arbresh.info

Erdon Daci prej sot edhe zyrtarisht është një futbollist i ri i skuadrës turke të Konyaspor. Ai me këtë skuadër ka nënshkruar kontratë tre vjeçare, ndërsa në një prononcim për “infOSport.mk” thotë se është tepër i kënaqur me kushtet e ofruara nga ana e drejtuesve të kësaj skuadre.

“Jam tepër i kënaqur me kushtet e ofruara nga ana e drejtuesve të Konyaspor. Kushtet janë fenomenale. E imja është që të punojë dhe sa më shpejt të arrijë në formacionin e parë të Konyasporit. Besoj se me ndihmën e Zotit ky transferim te kjo skuadër do më hap rrugët për të bërë edhe ndonjë hap më të madh në karrierën time. Ky është vetëm fillimi” – u shpreh enkas për “infoSport.mk” futbollisti i talentuar shkupjan, Erdon Daci.

Ai po stërvitet me ekipin e parë, ndërsa për shkak moshës së re ai fillimisht do të luaj me ekipin B, përmes së cilit do të kërkoj që të bind trajnerin Akcay Mustafa Resit.

19-vjeçari Daci te Konyasporit transferohet nga skuadra e Vardarit, ndërsa në transferimin  e tij te skuadra turke kishte ndërmjetësuar menaxheri i njohur turk që jeton dhe vepron në Belgjikë, Bekir Tetik, ndryshe një ndër menaxherët kryesor te skuadra e njohur e Anderlehtit.

Ndryshe Daci me futboll kishte filluar që të merret që nga mosha 6-vjeçare kur ishte shkruar në shkollën e Vardarit, te e cila skuadër kishte kaluar të gjitha grup moshat, deri në ekipin e të rinjve, me të cilët kishte marrë pjesë në ndeshjet kualifikuese për Ligën e Kampionëve Evropian.

Ai gjithashtu është pjesë edhe e përfaqësueses së Maqedonisë U19, ndërsa së shpejti pritet që të marrë ftesë edhe nga ana e trajnerit Bllagoja Milevski, për t’iu bashkuar përfaqësues shpresa, që i nisi mjaft mirë eliminatoret për Evropianin e vitit 2019-të, duke mundur Armeninë në transfertë me rezultatin 3:0.

ZYRTARE: Erdon Daci, futbollist i ri i Konyasporit

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme