Ka qenë dita e prezantimit të Edgar Çanit sot në mesditë. Sulmuesi është bërë zyrtarisht pjesë e Partizanit për dy sezonet e ardhshme.
Jo pa emocione është shprehur për gazetarët në ditën e parë të tij si “dem i kuq”. Ky “stacion” i karrierës, pas disa skuadrave jashtë vendit, përmblidhet në dy objektiva për Çanin: fitimi i titullit kampion dhe rikthimi në kombëtare, raporton telesport. “Këtë herë Partizani këmbënguli më shumë për mua dhe e pranova ofertën e tij, duke parë edhe projektin që ka. Klubi ka pretendime serioze, kërkon titullin pas shumë vjetësh dhe unë vendosa të vij për ta ndihmuar në këtë synim. Më ka pëlqyer projekti, që ma ka shpejguar edhe Moxhi, me të cilin kam folur disa herë.
Nuk e njoh mirë futbollin shqiptar, sepse kam jetuar në Itali, por kam parë disa ndeshje dhe kam krijuar një përshtypje. Nuk kam objektiva personalë, por dua të ndihmoj klubin të arrijë atë që do. Do të ishte bukur nëse shpallem kampion me Partizanin. Nuk kam pasur oferta të tjera nga kampionati shqiptar. Trajnerin Iuliano e njoh, sepse ka drejtuar disa skuadra në Itali. Konkurrenca? Natyrisht, më pëlqen dhe jam gati të jap më të mirën. Tifozët presin titullin dhe ishallah dalim kampionë. Kam luajtur gjithmonë në Itali, Poloni dhe Angli. Kam ardhur, sepse projekti i Partizanit është i madh. Dua që të shkojë gjithçka mirë.
Nuk kam folur me Panuçin, por kam pasur marrëdhënie me kombëtaren. Kam menduar që, nëse jam në një skuadër që më vlerësojnë, do të eci përpara. Dhe kështu besoj se do të vijë ndonjë ftesë nga kombëtarja. Nëse vjen, e pres me kënaqësi. Kam qenë tifoz që i vogël me Partizanin. Kam pasur kontakte me drejtuesit e klubit, më kanë shpjeguar projektin dhe më ka pëlqyer. Sa gola do t’i dhuroj Partizanit këtë sezon? Nuk kam një numër, por pres të më ecë mbarë. Më pëlqen konkurenca, nuk i friksohem asaj. Tani mendoj vetëm për Partizanin. Kam firmosur një kontratë 2-vjeçare dhe dua të jap maksimumin këtu”.
Sjellja e tmerrshme e Xum Allushit ndaj banorit të ri nga Ko...
Fenerbahçe interesohet për Muriqin
Qeveria dërgon mbi një milion euro në Luginë, Sinani: Ky fin...
Dhurata më e çmueshme e Xhensiles për Ajken vjen për Krishtl...
Kurti: Tre milionë euro investim në arsim për Komunën e Mali...
Rrëzimi i aeroplanit në Kazakistan, Rama: Shprehim ngushëlli...