Andi Lila e ka mbyllur aventurën e tij me Pas Janinën, madje me gol, pasi shënoi ndaj AEK-ut të Athinës. Në një lidhje telefonike në emisionin “Zona Gol” në Supersport, Lila u shpreh se nuk ka vendosur për të ardhmen dhe për momentin do të pushojë, ndërkohë që theksoi se në Shqipëri kthehet vetëm te Tirana.
“U mbyll sezoni në Greqi, pas dy sezonesh ku nuk kam bërë pushime as në verë as në dimër, ndaj mendoj që të qetësohem për disa ditë dhe më pas duke parë duke bërë”.
“Se kam menduar akoma nëse do kthehem në Shqipëri dhe mendoj që pas tre vitesh mund te kthehen te Tirana”, u shpreh ndër të tjera Lila.
I pyetur nëse do e dëshironte një kalim tijin te Lugano në Zvicër, për t’u vënë nën urdhrat e Paolo Tramexanit, Lila e pranon se do shkonte me vrap atje.
“Normalisht me Paulon kam marrëdhënie të jashtëzakonshme, pasi ai ishte njeriu që komunikonim gjithë kohën. Kemi kontakte sërish, teksa urojmë njëri-tjetrin pas fitoreve. Jam i kënaqur që po bën një punë të jashtëzakonshme me Luganon, duke shkuar drejt kupave të Europës. Është një trajner i ri, por mendoj se është një trajner i madh dhe nëse do kisha një ofertë nga ai, normalisht do ikja me vrap”.
Në fund pak fjalë edhe për ndarjen me Janinën: “Kam kaq vitë këtu dhe qyteti i Janinës është shumë i bukur. Do jetë një shtëpi e dytë, pasi kam shumë miq brenda dhe jashtë futbollit. Gjithmonë do kthehem këtu kur të kem mundësi, pasi është një qytet i mrekullueshëm”.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...