Zyrtare: Futbollisti i cili e fitoi tri herë Kupën e Botës, i bashkohet ekipit shqiptar (FOTO)

12:32 | 6 Shtator 2017
Arbresh.info

Pas Luciano Moggit dhe Marc Iulianos, Partizani ka zyrtarizuar sot si pjesë të klubit një tjetër emër të madh të futbollit botëror.

Bëhet fjalë për brazilianin Bebeto, i cili ka fituar 3 herë Kupën e Botës me kombëtares e tij.

53-vjeçari do të mbajë postin e këshilltarit të presidentit Demi.

Ai gjithashtu do të jetë përfaqësues i të kuqve për Amerikën Latine. Rol i ngjashëm me atë të Lucciano Moggit në Evropë.

Gjatë konferencës për shtyp të organizuar në ambientet e klubit braziliani premtoi se do të afrojë lojtarë cilësorë te kryeqytetasit dhe është mjaft i kënaqur nga organizimi dhe puna që po bëhet. /Panoramasport/

Pas Moggit, Partizani afron në klub edhe kampion e botës Bebeton

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme