Niclas Fullkrug është zyrtarisht lojtari më i ri i skuadrës së West Ham.
Sulmuesi gjerman ka firmosur për katër sezonet e ardhshme me klubin e “The Hammers”.
Këtë lajm e ka publikuar vetë West Ham përmes faqes zyrtare, ku shprehet se sulmuesi mbyll aventurën me Borussia Dortmund për t’u bashkuar me ta.
“West Ham United është i kënaqur të njoftojë nënshkrimin e qendërsulmuesit gjerman, Niclas Fullkrug. Sulmuesi bashkohet me Hammers nga Borussia Dortmund, teksa ka firmosur një kontratë 4-vjeçare”-shkruan klubi anglez.
Fullkrug u përfol edhe për një tranferim te Milan gjatë kësaj vere, megjithatë ai zgjodhi që ta vazhdojë karrierën e tij në Premier League te West Ham.
Sekuestrohen 12 armë zjarri në rajonin e Prishtinës
Ngritet aktakuzë ndaj një ish-pjesëtari të forcave serbe për...
Xheneta- Gjestit: A të kujtohet puthja jonë e parë?
Salah i lumtur që futet në historinë e Liverpoolit
Sot nënshkruhen marrëveshjet për certifikim të produkteve
Putin takohet me kryeministrin sllovak në Moskë, bisedojnë p...