Fred ka finalizuar transferimin e tij prej 52 milionë funta te Manchester United nga Shakhtar Donetsk.
Braziliani është prezantuar si një lojtar i United pasditen e sotme (e enjte) dhe ka vendosur lapsin në një kontratë pesë vjeçare me klubin në Old Trafford, transmeton portali arbresh.info.Trajneri Jose Mourinho ka reaguar menjëherë duke lavdëruar mesfushorin.
“Fred do të plotësoj kualitet e mesfushorëve tjerë, gjë për të cilën kemi nevojë; truri i tij kreativ dhe vizioni në pasime do na dhurojë neve një tjetër dimension të lojës tonë”, ka thënë portugezi për faqen zyrtare.
“Jam shumë i lumtur që ai na është bashkuar neve dhe besoj se lojtarët tonë e dinë se sa e rëndësishme është që ai të jetë në skuadrën tonë”
Fred kishte rënë dakord dhe kishte pranuar kushtet për transferim në Old Trafford para Kampionatit Botëror./arbresh.info/
Shikoni mënyrën e prezantimit të tij:
https://twitter.com/ManUtd/status/1009784418527875073
Moti i keq dhe përmbytjet në SHBA, të paktën 8 viktima në Ke...
Çfarë do të thotë nëse çdo natë ju del gjumi në këtë orë?
Deputetja britanike uron 17-vjetorin e Pavarësisë: Kosova, n...
Artmotion: Gjuha e komentatorit Lokaj ka qenë krejt e pavend...
Zhduket gjuha shqipe nga tabelat në autostradën Shkup-Tetovë...
Maignan pranë rinovimit me Milanin