Ish trajneri i Lazios dhe Interit, Stefano Pioli është konfirmuar nga Fiorentina si trajner i ri i skuadrës.
51-vjeçari ishte shkarkuar nga “Nerazzurrët” tri ndeshje para përfundimit të sezonit në Serie A, ku klubi përfundoi në pozitën e shtatë duke humbur futbollin evropian, transmeton portali arbresh.info.
Pioli ka shpenzuar gjashtë sezone te Fiorentina si një lojtar dhe është rikthyer në detyrë të klubi italian, i cili shpreson të shfrytëzoj avantazhin e krijuar nga pozita e siguruar për Ligë të Kampionëve.
“AFC Fiorentina iu njofton që ka arritur një marrëveshje me Stefano Piolin, të cilit do t’i besohet udhëheqja e skuadrës së parë nga tani”, njofton klubi në një deklaratë të lëshuar në faqen zyrtare.
“Stefano Pioli, si lojtar, ka veshur fanellën e Violas 156 herë gjatë viteve 1989 dhe 1995”./arbresh.info
Siri, 9 të vrarë në operacionin për arrestimin e një ish zyr...
Rodrygo ka refuzuar mega ofertën e gjigantit evropian
Sipas Romanos, Rashfordi e sheh Barcelonën destinacionit e t...
Krasniqi mbështet Ramën për kritikat ndaj punës së Kuvendit ...
Maqedonci: Me raketat Javelin mbrojmë çdo cep të territorit
Salah “vazhdon traditën” poston foton para pemës...