Finalja e vitit 2020 në Ligë të Kampionëve do të zhvillohet në stadiumin Ataturk Olympic në Stamboll dhe tani kjo është konfirmuar.
Trupi qeverisës i botës së futbollit, UEFA ka njoftuar për vendimin pas një takimi me komitetin ekzekutiv në Kiev, qyteti ku do të zhvillohet finalja e këtij viti ndërmjet Liverpoolit dhe Real Madridit, transmeton portali arbresh.info.
Liverpooli mund ta shoh lajmin e sotëm (e enjte) si një shenjë të mirë pasi Stambolli ishte vendi ku ata regjistruan fitoren e famshme të Ligës së Kampionëve në vitin 2005.
Stadiumi Ataturk Olympic me një kapacitet prej 76 mijë ulëseve ishte vendi ku Liverpooli arriti të rikthehet nga disavantazhi prej 3 me 0 në pjesën e parë duke barazuar 3 me 3 kundër Milanit në pjesën e dytë dhe duke fituar më pas në penalti.
Ataturk fitoi garën për këtë finale ndaj stadiumit Da Luz të Lisbonit, ku Real Madridi mposhti Atletico Madridin 4 me 1 pas kohës shtesë në finalen e vitit 2014./arbresh.info/
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...