Lionel Messi është tani i lirë për të përfaqësuar Argjentinën në ndeshjet e tyre të ardhshme kualifikuese në Kampionatin Botëror pasi suspendimi i tij për gjoja se ka fyer gjyqtarin ndihmës është tërhequr pas apelimit.
Sulmuesi 29-vjeçar i Barcelonës ishte dënuar me katër ndeshje qëndrim jashtë fushe dhe gjobitur me 8.100 funta për “fjalët fyese” ndaj një zyrtari në takimin e zhvilluar në kuadër të ndeshjeve kualifikuese në Kampionatin Botëror ndaj Kilit më 23 mars, transmeton portali arbresh.info.
Lexo më shumë: “Raketa” nga Shaqiri në garë për çmimin “Goli i Muajit” (VIDEO)
Ai madje mungoi në disfatën 2 me 0 ndaj Bolivias si rezultat i kësaj, por do të rikthehet në fushë derisa Argjentina është duke u përgatitur për takimet e ardhshme vendimtare ndaj Uruguait, Venezuelas dhe Perusë në garën për të siguruar një pozitë në Kampionatin Botëror “Rusia 2018”.
Messi tani është i lirë për të luajtur në ndeshjet e fundit kualifikuese./arbresh.info
Mike Johnson rizgjidhet kryetar i Dhomës së Përfaqësuesve
Spiropali uron Johnson për rizgjedhjen në krye të Dhomës së ...
Policia e Kosovës shqipton 1805 gjoba në trafik për 24 orë
Përleshje masive në Pejë, 10 personat e përfshirë përfundojn...
Messi zbulon emrat e tre portierëve më të mirë gjatë karrier...
Baerbock: BE-ja nuk do të financojë islamizimin e Sirisë