Zyrtare: Festim Alidema rikthehet te Llapi

14:35 | 5 Gusht 2021
KRG

Llapi ka konfirmuar zyrtarisht rikthimin e sulmuesit Festim Alidema, i cili së fundmi ishte pjesë e Dritës.

Klubi nga Podujeva ka vazhduar me përforcime para nisjes së sezonit të ri 2021/22 në Superligën e Kosovës.

“Legjendat” tashmë kanë konfirmuar edhe rikthimin e ish-idhullit të tifozëve, Festim Alidema.

Alidema ka nënshkruar kontratë dyvjeçare me mundësi vazhdimi edhe për një vit, teksa ndihet i lumtur me rikthimin ne “Zahir Pajaziti”.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme