Vetëm dy ditë pasi njoftoi ndërprerjen e bashkëpunimit me Sebastian Vettel në fund të këtij viti, skuadra italiane e Formulës 1, Ferrari ka gjetur edhe zëvendësuesin e tij, i cili do të jetë Carlos Sainz Junior, djali i Carlos Sainz, kampion bote në Rally.
Ky i fundit ka qenë pjesë e skuadrës britanike të McLaren sezonin e fundit dhe në fund të këtij viti do të largohet prej andej, për t’iu bashkuar Leclerc te Ferrari, duke nisur nga janari i vitit të ardhshëm.
Ndërkohë po sot edhe britanikët e McLaren kanë zyrtarizuar menjëherë pilotin që do të marrë vendin e Sainz dhe ndoshta do të jetë lideri i skuadrës për sezonin e rij. Bëhet fjalë për australianin Daniel Ricciardo, që do të largohet nga francezët e Renault, transmeton ss.
“Firma me Daniel Ricciardon konfirmon edhe njëherë planet tona afatgjata për t’u përmirësuar dhe për t’u rikthyer në elitën e këtij sporti”, tha shefi i skuadrës McLaren, Zak Brown, në prezantimin e 30-vjeçarit nga Perth i Australisë.
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Përhapja e fenomenit të bullizmit në shkolla
Dy të lënduar në aksidentin që ndodhi në pjesën e autostradë...
Policia del me njoftim për aksidentet e ndodhura për shkak t...
Gjykatësi shtyn për herë të tretë dënimin e Trumpit
Guri i LDK’së: Mundeni me na paditë, por drejtësisë nuk mund...