Bedri Greca rikthehet në Superligën e Kosovës.
Pas një periudhe të kaluar te SC Gjilani, Bedri Greca është rikthyer përsëri në Superligën e Kosovë,
Greca i është bashkuar FC Feronikelit nga klubi i futbollit Laçi, gjatë afatit kalimtar të verës, duke i dhenë shtytje sulmit të skuadrës nga Drenasi.
Pozita natyrale e tij është si anësor sulmi, përkatësisht anësor i djathtë, por i aftë të luajë edhe si qendërsulmues por edhe anësor i majtë. I përshtatëshëm, i gjithanshëm edhe i gatshëm për të tre pozitat e sulmit.
Bedri Greca është i lindur më 23 tetor 1990, në Tiranë, i gjatë 1,93 dhe këmba e tij e preferuar është e djathta.
I njohur për depërtimet e tij dhe harkimet e sakta në zonë, Greca pritet të jetë “armë” tejet e fuqishme për klubin, sidomos për repartin ofanziv.
Bedri Greca shumicën e karrierës së tij e ka kaluar në Kategorinë Superiore të Shqipërisë, përkatësisht në skuadra si: KF Flamurtari, KF Kukësi, KF Tirana. Ai kishte një avanturë tjetër në Kosovë para ardhjes te FC Feronikeli, ku gjatë vitit 2019 ju bashkua SC Gjilanit.
Greca është prezantuar sot në ambientet e FC Feronikelit, nga zëvendës-presidenti i klubit, Ragip Veseli dhe nga Drejtori i Përgjithshëm, Artan Berisha.
FC Feronikeli do të ketë edhe prurje të reja gjatë ditës.
BBVA4 nis të shtunën, mesazhi i Sara Hoxhës: Kemi sakrifikua...
Nesër seanca e përbashkët plenare, deputetët shqiptarë dhe k...
Ledri Vula lanson këngën e re “Oj oj oj”
Osmani: E ardhmja e Kosovës në BE është e pashmangshme e për...
71 aksidente brenda 24 orëve në Kosovë
Ancelotti bëhet trajneri më i trofeshëm në histori të Real M...